Klopp: Presion? Pse, nga kush? Sot pamë futboll ‘uau’!

schedule21:10 - 10 Nëntor, 2019

schedule 21:10 - 10 Nëntor, 2019

Liverpool mposhti sot me rezultatin 3-1 skuadrën e Manchester Cityt, një sfidë që mund të vendosë shumë për fatet e titullit kampion këtë sezon në Premier League. Pas ndeshjes, trajneri gjerman i Liverpool, Jurgen Klopp, nuk e fshehu aspak gëzimin e tij.

“Ndeshje e madhe, apo jo? Uau, futbolli që u pa sot ishte fantastik. Normalisht, nuk mund të fitosh kundër Manchester Cityt duke luajtur ashtu siç luajnë ata, pasi janë më të mirët në botë për atë që bëjnë. Ne bëmë lojën tonë, me krosime nga krahët dhe topa pas shpine. 20 minuta e para e bëmë këtë gjë në mënyrë të shkëlqyer, shënuam dy herë.

Më pas, kishim presionin e Cityt, por djemtë reaguan shumë mirë. U tërhoqëm disi në pjesën e dytë, ndërruam edhe skemën. Goli i dytë i yni ishte fantastik. Arnold jep 60 metra pasim te Robertson, të njëjtën gjë bën dhe Robo, më pas Salah shënon. Një nga golat më të bukur që kam parë.

Rekordi perfekt në Premier? Nuk e mendojmë aspak, deri më tani jemi në rrugën e duhur. Por nëse dikush mendon se do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet (38), është i çmendur.

Jemi në krye, nuk ndjejmë aspak presion. Pse duhet? Nga kush? Skuadra është e qetë, vazhdojmë me këtë mënyrë të luajturi dhe për rezultatin e sotëm, jemi shumë të lumtur”, përfundoi Klopp./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!