Liverpool fitoi ndaj Wolverhampton dhe heroi ishte Divok Origi. Trajneri Jurgen Klopp nuk i kurseu lavdet pwr sulmuesin belg:
“E mrekullueshme, Origi një legjendë. Ai është një legjendë. Njerëzit duhet të shkruajnë libra për të, shpresoj të ndodhë. Nëse jo, do ta bëj unë një libër për të. Ai është një lojtar i madh, një djalë i mrekullueshëm.
Është një moment i mirë, duke u futur në lojë dhe duke kontribuar si bëri ai sot, i jashtëzakonshëm. Jam shumë, shumë i lumtur për të”, tha Klopp për BBC Radio 5.
“Nëse nuk i shfrytëzoni rastet që krijoni, ndodh shpesh të shkoni në shtëpi me një pikë. Ose nëse ata shfrytëzojnë një nga kundërsulmet e rralla, ju shkoni në shtëpi pa asgjë, gjë që do të kishte qenë e padrejtë”. / abcnews.al