“Takimi me Klopp i çuditshëm”, befason ylli i Liverpool-it

schedule15:19 - 20 Tetor, 2019

schedule 15:19 - 20 Tetor, 2019

Liverpooli pagoi 34 milionë sterlina në arkat e Southampton në verën e vitit 2016 për shërbimet e Sadio Mane. Një ndër investimet më efikase të klubit anglez, ndërsa sulmuesi afrikan është kthyer në një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

Mane i rikthehet verës së tre viteve më parë në një prononcim për Times. 27-vjeçari rrëfen takimet e para me Jurgen Klopp, duke zbuluar edhe një anë të karakterit të trajnerit gjerman.

Jurgen Klopp dhe Sadio Mane

Zgjedhja për t’u transferuar te Liverpooli ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë në karrierë. Takimi i parë me trajnerin Klopp ishte i çuditshëm. Fliste pa pushim dhe mendova se do të kisha vështirësi me të. Unë jam një person i turpshëm, ndërsa atij nuk i mbyllej goja kurrë“, përfundon senegalezi i “The Reds”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!