Klopp ka vendosur të mos rinovojë, mesfushori drejt “Dhelprave” të Rodgers

schedule16:18 - 13 Shkurt, 2020

schedule 16:18 - 13 Shkurt, 2020

Adam Lallana është pjesë e Liverpool prej verës së vitit 2014 dhe fundi i sezonit do ta largojë nga “Anfield”. Kontrata i përfundon me 30 qershor të këtij viti dhe “The Reds” nuk kanë ndërmend të rinovojnë me 31-vjeçarin.

Situata e tij po ndiqet nga Leicester City, aty ku e pret krahëhapur Brendan Rodgers. Trajneri nga Irlanda e Veriut e njeh mirë lojtarin, pasi ka punuar me të gjatë kohës që ishte trajner i Liverpool (2012-2015).

Mesfushori ofensiv do të dalë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe Rodgers po tenton ta bindë që të zgjedhë “Dhelprat”. Një opsion shumë i mirë për Lallana, i cili do të ketë mundësinë për të luajtur në Champions League me Leicester City sezonin e ardhshëm. /abcnews.al

 

Lallana dhe Rodgers

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!