Liverpooli ka një dëshirë për merkaton. The Sun zbulon objektivin e madh të “The Reds”, i cili është Jadon Sancho i Borussia Dortmund. Jurgen Klopp është i dashuruar pas 19-vjeçari anglez, i cili ka karakteristikat e duhura për të qenë pjesë e skemave të trajnerit gjerman.
Sancho ishte zbulimi i sezonit të kaluar te Dortmundi dhe kampionët e Evropës janë gati të paguajnë 110 milionë euro për kartonin e anglezit. Për anësorin ofensiv të krahut të djathtë interesohen edhe dy klubet e Manchesterit, por Liverpool ka hedhur hapin e parë.
Vështirë që ky transferim të ndodhë në janar, pasi Dortmundi nuk dëshiron të humbasë shërbimet e një prej lojtarëve kryesorë në mes të sezonit. /abcnews.al