Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp pranoi se ndihet keq për Ole Gunnar Solskjaer pari u mposht 0-5 nga “The Reds”.
Një het-trick i bujshëm i Salah rezultioi të ishte një katalizator që Liverpooli të shënonte fitoren më të madhe ndonjëherë në “Old Trafford”.
Golat e shpejtë të Keita dhe Jota ndihmuan Liverpoolin në rrugën drejt triumfit më të madh ndaj United.
Pavarësisht se shijoi një pasdite perfekte, Klopp gjeti kohën pas ndeshjes të fliste për kundërshtarin.
Sigurisht që kam simpati,” u tha Klopp gazetarëve pas ndehsjes kur u pyet për Solskjaer.
“Në momentin kur humbet një derbi, nuk dëshiron të shkosh t’u përgjigjesh pyetjeve, kështu që sigurisht që nuk është mirë për të,” shprehet tekniku gjerman. /abcnews.al