VAR po shkakton polemika të shumta. Të ndryshme janë mendimet në lidhje me teknologjinë dhe problematikat e saj, teksa i fundit që ka shprehur mendimin e tij është Jurgen Klopp.
Trajneri i Liverpool e di mirë që VAR-i nuk do të arrijë kurrë përsosmërinë, por do të përmirësohet me kalimin e kohës. Gjermani tregohet realist në prononcimin e dhënë për Sky Sports dhe tregon dy pikat ku VAR-i duhet të bëjë më shumë.
“VAR-i mund të përmirësohet, edhe pse nuk do të jetë kurrë 100% i saktë. Ka disa gjëra që nuk funksionojnë si duhet. Teknologjia duhet të përmirësohet në pozicionet jashtë loje dhe prekjet me dorë. Ka ende vend për të korrigjuar disa gabime. Askush nuk kërkon përsosmërinë, thjeshtë duhet të gjejmë zgjidhjet e duhura“, përfundon trajneri i kampionëve të Evropës. /abcnews.al