Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane pësoi një dëmtim në fitoren 2-1 të skuadrës së tij kundrejt Chelsea. Sulmuesi në formë të shkëlqyer ka shënuar gjashtë gola këtë fillim sezoni dhe është lojtari më i rëndësishëm. Klopp pas ndeshjes u pyet për dëmtimin e Mane:
“Ishte një goditje në kockë, rreth gjurit të djathtë dhe një përthyerje në këmbë. Ky është një kombinim i tmerrshëm. Ai u përpoq të qëndrojë në fushë, por vendosa ta zëvendësoj. Shpresojmë mos të ketë ndonjë dëmtim shumë serioz”.
Golat nga Trent Alexander-Arnold dhe Roberto Firmino i dhanë fitoren Liverpoolit përballë Chelsea, duke i mbajtur të kuqtë në krye të Premier League me një diferencë prej 5 pikësh me Manchester City./abcnews.al