Klopp: Duroni, nuk flitet çdo ditë për Van Dijk. S’duam ta dimë sa do mungojë

schedule17:56 - 23 Tetor, 2020

schedule 17:56 - 23 Tetor, 2020

Liverpool rikthehet sërish në fushë ditën e shtunë. Djemtë e Jurgen Klopp fituan 0-1 në fushën e Ajax në mesjavë, duke e nisur me fitore edicionin e ri në Champions League. Kampionët e Anglisë presin në shtëpi nesër në mbrëmje (21:00) Sheffield United.

Dëmtimi i rëndë i Virgil Van Dijk vijon të diskutohet në kampin e ekipit anglez. Lideri holandez i mbrojtjes, do të mungojë gjatë dhe Klopp ndalet te kjo temë në konferencën e zakonshme për shtypin para duelit në kampionat.

Të kryhet operacioni njëherë, pastaj të shohim se kur mund të rikthehet. E di që njerëzit kanë interes të madh për Van Dijk, por nuk është normale të flasim çdo ditë në lidhje se kur mund të rikthehet sërish në fushë.

Nuk duam ta dimë fare se sa gjatë do të na mungojë. Nevojitet kohë para se situata e tij të jetë krejtësisht e qartë. Rikuperimet ndryshojnë në bazë të lojtarëve, çdokush e përballon situatën ndryshe nga të tjerët“, thekson trajneri gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!