Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp u shpreh i lumtur për paraqitjen e skuadrës në barazimin 1-1 me Manchester Cityn.
“Kam parë shumë futboll. Unë nuk mendoj se e kam parë ndonjëherë Manchester Cityn të vuaj siç ata vuajtën dhe luftuan në pjesën e dytë. Kam parë kaq shumë shfaqje të bujshme në këtë sfidë.
Të gjithë ishin të jashtëzakonshëm. 10 minutat e para ishim në nxitim dhe nuk ishim me mendjen në fushë. Pjesa e dytë ishte më e mira që kemi luajtur ndonjëherë kundër Cityt! Futboll i jashtëzakonshëm.
Kontakt Doku-Mac Allister? Ai mund të godasë topin vetëm sepse këmba e tij është pikërisht aty. Ata thonë: goditi topin. Por nëse topi nuk është aty ai e vret kundershtarin, këmba nuk ka lidhje me të!”, tha ai./ h.ll/abcnews.al