Klopp dhe Diogo Jota: Ky është Liverpooli që duam, i mbytëm me presing

schedule16:29 - 4 Prill, 2021

schedule 16:29 - 4 Prill, 2021

Liverpool po e merr vetën dhe gradualisht po rikthehet në formën më të mirë. Kampionët në fuqi fituan 0-3 përballë Arsenalit. Tre fitore në tre ndeshjet e fundit, mbi të gjithë asnjë gol i pësuar nga ana e “The Reds”.

Trajneri Jurgen Klopp vlerëson lojën e ekipit dhe thur elozhe për djemtë e tij. I lumtur edhe Diogo Jota, autori i një dygolëshi ndaj “Topçinjve”. Sulmuesi portugez ndodhet në formë fantastike dhe tani mendon për duelin e ditës së martë kundër Real Madrid, sfida e parë çerekfinale e Champions League.

KLOPP – “Zhvilluam realisht një ndeshje madhështore, luajtëm me një presing të nivelit të lartë. Jam shumë i kënaqur, për performancën e ekipit dhe marrjen e tre pikëve. Krijuam raste që në pjesën e parë, por nuk ia dolëm të finalizonim.

Thjesht duhet të vijonim të sulmonim, dhe e bëmë në pjesën e dytë këtë gjë. Diogo Jota pati një impakt të madh në ndeshje, u fut në fushë me intensitetin e duhur dhe realizoi dy gola shumë të bukur.

Dua të përgëzoj edhe Alexander-Arnold për klasin e shfaqur. Kemi humbur disa ndeshje në periudhën e fundit. Duhet të punojmë fort dhe t’i fitojmë ndeshjet e mbetura. Ndaj Arsenalit mora një përgjigje të mirë nga ekipi, në mbrojtje dhe sulm”.

JOTA – “Fitore shumë e rëndësishme. Në Premier League nuk ka ndeshje të lehta, kështu që duhet t’i marrim takimet një nga një. Prisja që Arsenali të na e bënte më të vështirë, por i mbytëm me presing.

E mbajtëm portën e paprekur, kjo është një gjë shumë e rëndësishme për ne. Tani na pret një përballje e vështirë kundër Real Madrid në Champions League. Jemi gati të japim maksimumin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!