Klopp dëshiron yllin e Aston Villës, Liverpool gati të sakrifikojë Oxlade-Chamberlain

schedule15:30 - 12 Shtator, 2022

schedule 15:30 - 12 Shtator, 2022

Liverpool nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon në Premier League, teksa në 6 ndeshje ka grumbulluar 9 pikë, duke mbajtur vendin e 7-të në klasifikim.

Përveç kësaj, “The Reds” u turpëruan nga Napoli 4-1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League.

Jurgen Klopp e di se ku qëndron problemi. Mesfusha është pika e dobët e skuadrës dhe për këtë është gati të përforcojë këtë repart gjatë merkatos së janarit.

Trajneri gjerman ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e mesfushorit brazilian Douglas Luiz nga Aston Villa.

Brazilian është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar rinovimin me klubin e tij aktual.

Sipas “Daily Express” raportohet se “The Reds” janë gati për të bërë një shkëmbim me Aston Villën, duke marrë Luiz në “Anfield” dhe duke e dërguar Alex Oxlade-Chamberlain në “Villa Park”.

Aston Villa mund ta pranojë këtë ofertë pasi nuk duan ta humbasin pa fituar asgjë brazilianin në verën e vitit 2023. /f.a/abcnews.al