Klodian Duro është trajneri i ri i Kamzës. Klubi i Superligës shkarkoi ish-teknikun Devolli vetëm pas 3 javësh të luajtura këtë sezon.
Kanë kaluar më shumë se 2 vjet që nga ky moment.
Klodian Duro, fitues i Kupës së Shqipërisë me Kukësin është tashmë një histori e shkuar, por gjithsesi suksesi i vitit 2016 dhe emri si lojtar i kombëtares, i gjetën një detyrë të re.
Duro do të ulet në stolin e Kamzës, skuadrës së Superligës, pas një rënie dakord që u bë zyrtare nga vetë klubi në faqen e tij në Facebook. Prezantimi i tij do të bëhet këtë të mërkurë në ambientet e klubi.
Kamza shkarkoi në mënyrë të papritur trajnerin Bledar Devolli, që pas javës së tretë të Superligës, pas humbjes minimale në Durrës me Teutën.
Skuadra kamzalije kishte arritur fitore në javën e parë ndaj Tiranës brenda në kryeqytet, dhe ishte mposhtur minimalisht nga Partizani në fushën e saj, por kaq i mjaftoi klubit që të largonte trajnerin.
Duro bëhet tekniku i katërt i Kamzës në vetëm 6 muaj, pas Ramadan Ndreut, Julian Ahmatajt dhe pikërisht Bledar Devollit, ndërsa sezonin e kaluar ia doli të mbijetonte në Superligë në javën e fundit./abcnews.al