TIRANË- Fenomeni i korrupsionit në Shqipëri nuk mund të luftohet vetëm nga SPAK, por duhet angazhim i të gjitha organeve ligjzbatuese.
Kështu u shpreh Klodian Braho teksa prezantoi platformën e tij dhe iu përgjigj anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
“Nuk mendoj që korrupsioni nuk është goditur, sepse duke parë nivelin e zyrtarëve, duke parë nivelin e çështjeve, mendon se SPAK ka bërë derren në këtë drejtim.
Problemi qëndron që nuk mund të pretendohet që i gjithë korrupsioni në Shqipëri, që mund të ndodhë sot dhe ndonjë ditë, SPAK të jetë në gjendje ta detektojë dhe ta ndjekë penalisht.
Kjo është e pamundur, Prokuroria mund të japë shembullin që një zyrtar goditet, një veprimtari goditet. Për të arritur atje që mos të kemi korrupsion, duhet më shumë se sa SPAK.
Organet e tjera, prokuroritë e rretheve, Policia, por dhe ne si qytetarë duhet të jemi më portativë në luftën kundër korrupsionit.
Pritshmëria e njerëzve është e lartë dhe të gjithë pritshmëritë e tyre janë drejtuar te SPAK.
Mund të vijnë në ditë, denoncime online rreth 40-50 raste nga situata nga më të ndryshme, asnjëra prej tyre nuk është kompetencë e SPAK”, u shpreh ai teksa synon të zgjidhet në krye të SPAK”, tha ai./abcnews.al

