Klinsmann: Anglia ka Maguire, i tremb të gjithë dhe është si Mustang!

schedule18:27 - 27 Qershor, 2021

schedule 18:27 - 27 Qershor, 2021

Jurgen Klinsmann, ish-sulmuesi dhe ish-trajneri i Gjermanisë, ka folur në prag të ndeshjes që 3 herë kampionët e Europës kanë me Anglinë.

Klinsman, i cili në të shkuarën ka luajtur në Premier League me fanellën e Tottenham, vlerëson kapitenin e Manchester United, Harry Maguire.

“Ju keni Harry Maguire, i cili i tremb të gjithë kur kalon në mesfushë. Ai më kujton pak brazilianin Lucio, qendërmbrojtësin. Harry duket si një Mustang kur kalon përmes të gjithëve”, ka thënë Klinsmann për “The Athletic”.