Klinikë e palestër në një vend/ Jonuz Cani, mjeku i pazakontë që nuk pyet për moshën

schedule10:10 - 4 Korrik, 2025

schedule 10:10 - 4 Korrik, 2025

Jonuz Cani është një mjek nga Kosova, i cili edhe pse në moshën 80-vjeçare, vijon e ushtron aktivitet për të mbajtur trupin në formë.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Cani u shpreh se kur nuk ka vizita, në klinikë zhvillon ushtrime.

“Unë tani jam në vitin jubilar, 80. Së pari unë jam doktor, jam lindur dhe rritur në një fshat piktorest. Aty kam kaluar fëmijërinë, shkollën fillore. Shkollën e mesme në Gjilan dhe studimet për mjekësi i vazhdova në Universitetin e Shkupit. Punoj për një kohë të shkurtër dhe vendos të bëj specializim. Një pjesë e kam kryer në Prishtinë. Ne duhet të jemi ata që duhet të kujdesemi për shëndetin tonë. Në Ballkan, ne e çmojmë shëndetin, vetëm atëherë kur e humbim. Të them të drejtën, e kam një sugjerim për të gjithë. Ne jemi të prirur të bëjmë harxhime marramendëse për një kuzhinë të bukur, aty ku ne konsumojmë ushqime të shumëllojshme. Por esenca në metabolizimin e njeriut, ato që fitojmë, duhet patjetër edhe t’i harxhojmë. Nëse unk bëjmë baraspeshë të kalorive me harxhimin e kalorive, organizmi ynë do të katandiset.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!