Klinika e fertilitetit në spitalin “Hygeia”, Handakas: 75% e rasteve kane rezultuar të suksesshme

schedule16:52 - 29 Shtator, 2020

schedule 16:52 - 29 Shtator, 2020

Shumë çifte që e kanë pasur të pamundur të bëhen prindër zgjidhje për problemin e tyre kanë gjetur në Klinikën e Fertilitetit në Spitalin “Hygeia” në Tiranë.

75% e rasteve të trajtuara  sipas drejtorit të Klinikës Stefanos Handakas kanë  rezultuar të suksesshme.

“Klinika e Fertilitetit Hygeia është themeluar në vitin 2011 dhe në një periudhë kohore 9 vjeçare është kthyer në klinikën më të suksesshme në Shqipëri duke ofruar mbi 75% sukses për rastet e trajtuara me IVF, pra, nga 10 çifte të cilët e kanë të vështirë të konceptojnë një shtatzëni, 6-7 prej tyre e arrijnë atë me sukses. Kjo normë është mjaft e lartë madje edhe duke ju referuar standarteve evropiane”.

Doktor Handakas suksesin e arritur e mbështet tek mjekët e huaj dhe vendas me përvojë në këtë fushë dhe teknologjia  moderne që përdoret në klinikë.

“Çelësi i suksesit të Klinikës së Fertilitetit Hygeia qëndron në bashkëveprimin e njëkohshëm të disa faktorë të tillë si; laboratorët modern të teknologjisë së fundit në fushën e riprodhimit të asistuar që ne disponojmë, ndjekja e pacientit nga ekipi me mjek grek dhe shqiptarë me experiencë mbi 28 vjeçare në trajtimet e infertilitetit dhe sigurisht trajtimi i personalizuar(në varësi të diagnozës) të cilit i nënshtrohen pacientët në klinikën tonë. Jemi krenarë për arritjet tona dhe shpresojmë që në vitet në vijim do të kemi rezultate akoma më të kënaqshme për pacientët tanë”.

Në klinikën e Fertilitetit në Spitalin Hygeia në Tiranë mjekët thonë se mund të  gjendet zgjidhje për  probleme nga me të lehtët deri tek më të komplikuarat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!