Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Klima po dëmton bujqësinë/ Studimi: Deri në 2030 prodhimi i disa kulturave do ulet 10 përqind

schedule13:56 - 27 Shtator, 2025

schedule 13:56 - 27 Shtator, 2025

Stinët po humbasin tiparet ndërsa ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta.  Europa  Juglindore po humbet klimën mesdhetare  dhe Shqipëria është një ndër vendet më të prekura.

Sipas studiuesve klima e vendit tonë po i ngjason asaj tropikale,  me dimër të butë, verë të nxehtë e gjithnjë e më të thatë, më e theksuar në Ultësirën Perëndimore  nga Shkodra në Vlorë  dhe fushën e Korçës.

“20 herë më i shpejtë është ndryshimi se në rajone të tjera të botës  dhe kjo gjë po prek masivisht edhe Shqipërinë. Ka një tropikalizim të klimës në territorin shqiptar  kjo më e theksuar është në pjesën e Ultësirës Perëndimore  duke filluar nga Velipoja e mbaron deri në Vlorë, pjesë  të tjera janë  pjesa e fushës së Korçës ku  ka një rënie të theksuar të reshjeve.”

Sa kanë ndryshuar temperaturat?

Në dhjetë vjeçarin e fundit ndryshimi i temperaturave është me 1.1 – 1.2 gradë celcius  referuar vitit 1990 që merret si  vit referimi.

Ndikimi sipas ekspertëve është i gjithanshëm, por më i ndjeshëm në bujqësi.

Në pesë vite studiuesit përllogarisin  rënie të prodhimit për kultura të veçanta  me 8 deri në 10%  ndërsa  shumë  produkte bujqësore po humbasin cilësinë.

“Ka disa studime që evidentojnë që deri në vitin 2030 do ketë një rënie 8 deri në 10% rënie të prodhimit bujqësor vetëm nga ndryshimet e klimës, në nivel botëror kjo vlerë është shumë e madhe shkon deri në 23%  për kultura të veçantë si ajo e misrit, që është kulturë verore që ndjenë thatësinë,  e disa kultura të tjera. Sa i përket aspektit tjetër ka të bëjë me cilësinë, pra prodhimet bujqësore gjithnjë e më tepër po humbasin cilësitë e tyre e kjo vjen nga regjimi klimatik se jemi të ekspozuar ndaj thatësirës  temperaturave të larta apo ndaj stuhive  apo dukurive të tjera meteorologjike.  Në kuadër të  ndryshimeve klimatike   janë shfaqur dëmtues të rinjë që ska qenë më parë.”

Përshtatja  sipas specialistëve është e vetmja rrugë  për të reduktuar dëmin. Nga fermerët e deri tek agjencitë shtetërore.

“Ajo që vihet re është mungesa e informacionit. Fermerat vijojnë  me praktikat  që njohin  tradicionalisht.

Agjenciët duhet të informojnë fermerët për farat që duhet të mbjellin.  Ka shumë shembuj nga territori që psh janë marrë e mbjellë fidanë spanjollë, nuk pajtohen me kushtet klimtike të zonës. Duhet te blejnë fara që kanë rezistencë më të madhe.

E para ka të bëjë me menaxhimin e bimëve, siç janë datat e mbjelljeve. E dyta me menaxhimin e tokës, nga ndryshimet e klimës ajo është e ekspozuar nga erozioni në radhe të pare,  sidomos në zona bregdetare, por dhe nga  humbja e vetive fiziko- kimike të saj  apo dhe nga acidifikimi.  Shumë zona gjatë verës përballen me thatësira të zgjatura kështu duhet të menaxhojmë burimet në dispozicon.”

Bujqësia në Shqipëri kontribuon  për rreth 18 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.    Ndryshimet klimatike  e sfidojnë me rendimentin e cilësinë e prodhimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!