Klientja e pakënaqur nga Nusreti: Shërbeu me kufje dhe na bëri të paguanim 600 dollarë

schedule21:22 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 21:22 - 27 Dhjetor, 2022

Ngazëllimi dhe komentet pozitive të pjatave të “Salt Bae” nuk mbizotëruan këtë herë.

Një kliente në Doha e cilësoi negative përvojën e saj pasi pjata iu shërbye nga Nusret.

Në një video të postuar në TikTok, ajo përshkruan atë që ndodhi në restorantin e Salt Bae dhe përfundon: “Nuk do ta rekomandoja. Humbje parash dhe staf jashtëzakonisht i vrazhdë.”

Klientja shpreh pakënaqësinë e saj sepse kasapi turk i shërbeu asaj dhe familjes së saj ndërsa mbante AirPods-in në vesh.

“Ai dukej se po fliste me dikë në telefon. Mosrespektim i madh. Na bëri të paguajmë 600 dollarë për të na sjellë biftekun në tavolinën tonë”, komenton ajo dukshëm e pakënaqur./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!