“Klienti misterioz”: Institucionet qendrore paraqiten në nivel mesatar

schedule17:37 - 29 Qershor, 2018

schedule 17:37 - 29 Qershor, 2018

Institucionet qendrore në vend paraqiten në nivel mesatar për ofrimin e shërbimeve ndaj publikut. Në studimin vlerësues “Klienti Misterioz” organizuar nga Konsorciumi për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, Qendra për Informim dhe Zhvillim dhe Aleanca Gjinore për Zhvillim, ato kanë marrë 80 nga 100 pikë të mundshme. Një klient misterioz vëzhgoi shërbimin dhe  aftësitë profesionale të punonjesve tek Qendra Kombëtare e Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ajo e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZN-i./abcnews.al