Një 20-vjeçar shqiptar, e dashura e tij venezuliane dhe një person tjetër me origjinë libiane janë arrestuar në Itali për trafik droge.
Mediet italiane shkruajnë se ata merrnin “porosi” përmes mesazheve në rrjetet sociale dhe më pas dorëzonin dozat e kokainës direkt në shtëpi.
Klientët e tyre besnikë merrnin vëmendje të veçantë sipas hetuesve.
20-vjeçari shqiptar besohet se është kreu i bandës.
Sipas asaj që konstatuan hetuesit, dërgesat e drogës varionin nga më pak se 1 gram deri në mbi 10 gram dhe klientët ishin të shpërndarë në të gjithë kryeqytetin italian. Gjithashtu klientët ishin vendosur edhe në Narni, destinacioni “i preferuar” i 20-vjeçarit ku ndodhej edhe zyra e tij.
Gjatë muajit shkurt, 20-vjeçari kishte shitur rreth 4 kilogramë marijuanë. Dozat e ambalazhuara i mbyllte në kavanozë qelqi dhe i varte në degët e pemëve nëpër zona pyjore më pak të frekuentuara.
Hetimi bëri të mundur zbulimin e një grupi të mirëfilltë që shpërndante lëndë narkotike, sipas hetuesve./abcnews.al/