KLGJ vendos masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës, ILD kërkon t’i ulet paga

schedule12:27 - 13 Tetor, 2021

schedule 12:27 - 13 Tetor, 2021

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për masën disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinani.

Ndaj Sinanit, kryetarja e KlGJ ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës së Metanit duke caktuar vërejtje publike ndaj Sinanit.

Nga ana tjetër Metani ka nënvizuar se i qëndronte propozimit të plotë të tij për për caktimin e masës “ulje page në masën 40% për 1 vit” ndaj Sinanit.

Në hetimin e ILD, është arrtitur në përfundimin se  Sinani ka zvarritur zbardhjen e vendimeve dhe ka shkelur etikën duke komunikuar me palët. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!