“KLGJ të nisë hetim për gjyqtaren Olldashi”, analisti Meçe: Ka fshehur kontaktin me Malltezin

schedule18:36 - 22 Nëntor, 2023

schedule 18:36 - 22 Nëntor, 2023

Në një intervistë në “Special Report” në ABC, analisti Arben Meçe foli për qëndrimet e gjyqtares Iliriana Olldashi si edhe vendimin për rastin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

Sipas tij gjyqtarja Olldashi nuk mund të gjykojë çështje që ka patur kontakt interesi.

“Për të gjithë analizën që i bëhet vendimmarrjeve që tashmë janë publike, dhe që kanë kohë që po bëhen, vihet re një oshilim në vendimmarrje. Si rregull ka të bëjë ose me një karakter të paqëndrueshëm, por janë edhe vendimmarrje që janë edhe të apelueshme. Jemi në kushtet e vendimmarrjeve që janë të ndikuara nga jashtë. Të gjitha këto mblidhen dhe na ballafaqojnë një gjyqtare që duhet të jetë objekt i KLGJ-së. Ka shumë cedime në gjykim. KLGJ sot duhet të mbante një reagim, pasi vendimmarrja e kësaj gjyqtareje ka sjellë një debat. Ne arrijmë të kuptojmë që vendimmarrjet e saj cedojnë. SPAK është brenda procedurës ligjore për të bërë rekursin. SPAK ka në dorë argumentin që ka pasur deri tani dhe argument të dytë ka faktin se jemi në kushtet e një gjyqtareje të tillë.

Ndër të tjera u shpreh se KLGJ duhet të nisë hetim për gjyqtaren Olldashi, duke shtuar se ka fshehur kontaktin me Malltezin.

“Implikimi i saj me mos deklarimin e një të vërtete, nuk duhet anashkaluar. Mjaft gjyqtar apo prokurorë janë përjashtuar nga sistemi vetëm për shkak të kontakteve. Ndërsa zonja ka fshehur kontaktin me palën në gjykim. Jemi në kushtet e një vendimmarrje të një konflikti interesi”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/