Këshilli i Lartë Gjyqësor organizon sot një takim me partnerët ndërkombëtarë (Donor Coor) për të diskutuar fushat e mundshme të bashkëpunimit.
Në këtë takim janë të pranishëm edhe përfaqësues të selive diplomatike të akredituara në Tiranë; përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Gjermane, Franceze, Austriake, Italiane, Holandeze, Suedeze, Norvegji Spanjës, Këshillit të Evropës, Delegacionit të BE-së, OSBE, Banka Botërore etj., si dhe drejtues të EURALIUS dhe USAID.
Në fjalën e saj kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami kërkoi bashkëpunim për rritjen e drejtësisë
“Qytetarët kanë nevojë për akses në drejtësi. Është e nevojshme pasja e një bashkëpunimi aktiv së bashku, na ndihmoni të shkojmë përtej sot. Kemi gjetur bashkëpunim të shkëlqyer me USAID, EURALIUS e më gjerë. Kemi nevojë për ndihmën tuaj për rritjen e drejtësisë”.
Ndërsa përfaqësuesi i ambasadës gjermane ndërsa shprehu mbëhstetjen e Gjermanisë, njoftoi projektet e tjera për drejtësinë.
“Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë, jo vetëm politikisht por edhe ne sistemim e drejtësisë. Jemi aktiv në EURALIUS, në donacione të tjera. Kemi disa projekte të tjera në drejtësia”.
Përfaqësuesja e ambasadës franceze shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në vijim.
“E kemi ndjekur reformën në drejtësi. Kemi një bashkëpunim të mirë për magjistraturën. Po zhvillojmë projekte të reja me Ministrinë e Drejtësisë. Nuk jemi donator aktualisht, por jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë në vijim. Do zgjedhim mënyrat e suportit në javët në vijim”. /abcnews.al