“KLGJ po bën një punë të ngadaltë”, Daci: Nuk është plotësuar Gjykata e Lartë, shoqëria vuan sindromën e post-komunizmit

schedule13:46 - 1 Qershor, 2023

schedule 13:46 - 1 Qershor, 2023

Avokati Jordan Daci në një lidhje për “Tirana Live”, me gazetaren Elisa Gjerani ka komentuar takimin e bërë një ditë më parë të ambasadores Yuri Kim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku kërkoi ndarjen nga e shkuara.

Daci në fjalën e tij është shprehur se KLGJ deri më tani po punon me ritme të ngadalta për zgjidhjen e çështjeve gjyqësore, ku thekson se një ndër problematikat kryesore është dhe plotësimi i gjykatës së Lartë.

Gjithashtu ai ka theksuar se e rëndësishme që në këtë gjendje ku ndodhet KLGJ është e rëndësishme që të bëhen kritika dhe të jepet një zgjidhje për to.

Gjithë partnerët ndërkombëtarë kanë qenë korrekt, nga pikëpamja diplomatike dhe njerëzore sepse është mirëprovuar se një sistem që ka probleme dhe në doza të tepruara jep efekte negative. Është në misionin e tyre dhe më duket korrekt edhe ne në këtë situatë kur bëjmë kritika duhet të jemi objektiv, dhe së dyti të bëjmë kritika bashkë me një sugjerim për të gjetur zgjidhje dhe pse ndodhin këto. Por nisur nga ajo që ndodh tani kritikat e dëmtojnë nëse bëhen në mënyrë të tillë. Unë kam vërejtje me punën e ngadaltë të KLG pasi ka staf mbi 150 persona dhe po të shikojmë dhe frekuencën e mbledhjeve e kanë të radhë por gjyqësori jonë ndodhet në një situatë që duhet që të kishte mbledhje të përditshme ose të përjavshme dhe jo në një herë në muaj apo dy në muaj pasi ne nuk jemi në një situatë të zakontë.

Ka pasur vonesa në shumë plotësime, akoma nuk është plotësuar Gjykata e Lartë, pasi një pjesë e tyre e kanë mbaruar mandatin, nuk kemi akoma kryetar gjykatash, u bë kohë që nuk komandojnë apo e bëjnë me vonesë zëvendësimin e gjyqtarëve. KLGJ në këtë proces është palë, dhe kur ne presim kur të ketë standard me të tjerat dhe nuk ka standard me veten kërkon një analizë të thellë. Ato që janë anëtarë të gjyqësorit duhet që të bëjnë një sforco në raport me punën dhe me problemet e tjera. Dështimi më i madh është mungesa e kanaleve dhe e mungesa e bashkëpunimit me gjyqtarët dhe anëtarët e tjerë të sistemit”, është shprehur Daci.

Ndër të tjera avokati në një intervistë për gazetaren Gjerani ka theksuar se KLGJ nuk ka asnjë pengesë, por deri më tani pritshmërit për punën e saj janë shumë poshtë atyre që duhet të bëhej.

Sipas Dacit është për të ardhur keq që institucione tona akoma nuk kanë arritur që të ndahen nga periudha post komuniste.

KLGJ nuk ka asnjë pengesë për të bërë punën, por ajo që presim është shumë poshtë. A kanë bërë punë patjetër pasi gjyqësori ka qenë në një fazë të vështirë dhe jemi në fazën e konsolidimit dhe efektet negative janë drejt zbehjes, por shikoj një mungesë vizioni në menaxhimin strategjik. Gjyqtarët e Apelit po bëjnë një punë të mirë. Shqipëria ka mundësi financiare që të rrisë mbështetjen financiare për gjykatat , nuk mund të pretendojmë ne që një Gjyqtar të gjykojë 1000 s’po edhe 500 çështje në ditë.

Fatkeqësisht e gjithë shoqëria jonë vuan nga sindroma e sistemeve post komuniste, ligji bëri një reformë të madhe por në praktikën e këtij ligji drejtues të prokurorisë kanë tentuar që të ndërhyrjen, ka dhe qasje të gjyqësorit., për një amerikan nuk ka rëndësi që të duket sikur bëhet drejtësi por  të bëhet, për këtë ne kemi nevojë për një sistem gjyqësor transparent. Ne duhet që të shkojmë drejt një gjyqësori që humanizohet dhe të jetë më demokratik ndaj personave të saj. Por ky lloj mentaliteti një bazë të madhe e ka edhe te formimi i tyre nëse ne duhet që të ndryshojmë gjyqësorin duhet që të ndryshojmë shkolla tona. Edhe pse kemi ndihmë nga të huajt që kanë sjellë shumë risi, mendoj se një gjë e tillë duhet të thellohet dhe të punohet më shumë në këtë drejtim”, ka thënë avokati./abcnews.al