KLGJ i propozon presidentit katër gjyqtarët e parë për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë

schedule15:16 - 12 Mars, 2021

schedule 15:16 - 12 Mars, 2021

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Presidentit të Republikës katër gjyqtarët e parë nga radhët e sistemit gjyqësor për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë, krahas tre gjyqtarëve të emëruar në mars 2020 nga radhët e juristëve të spikatur.

Katër gjyqtarët e parë janë Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi.

Me miratimin e udhërrëfyesit për efikasitetin e Gjykatës së Lartë, Këshilli ka avancon  përpjekjet që Gjykata e Lartë të rifitojë kuorumin e nevojshëm  për adresimin e çështjeve të prapambetura si dhe për të çuar më tej objektivat e reformës në drejtësi. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!