KLGJ: Gjykata e Lartë nis plotësimin në fillim të Shtatorit

schedule15:50 - 10 Korrik, 2019

schedule 15:50 - 10 Korrik, 2019

Këshilli i Lartë Gjyqësor parashikon të plotësimi i Gjykatës së Lartë, ku po presin për shqyrtim 31 mijë dosje, të nisë në muajin shtator. Kryetarja e KLGJ-së i tha Komisionit të Ligjeve se Gjykata e Posacme Antikorrupsion do të fillojë të ngrihet sapo SPAK-u të jetë gati.

31 mijë dosje presin drejtësi në raftet e Gjykatës së Lartë.

Ky institucion është nxjerrë jashtë funksionit, pasi procesi e vettingut shkarkoi 17 gjyqtarë të lartë dhe konfirmoi në detyrë vetëm 2 prej tyre.

Por që drejtësia e vonuar, si një drejtësi e mohuar të mos zgjasë, Këshilli i Lartë Gjyqësor angazhohet që plotësimi i Gjykatës së Lartë të fillojë në shtator.

Kryetarja e KLGJ-së ju përgjigj dhe interesimit të Komisionit të Ligjeve, për ngritjen e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion që do të zëvendësojë Krimet e Rënda.

Llagami pranoi se mungesat në gjyqësor kanë shkaktuar vështirësi në sistem, por tha se institucioni që ajo drejton do të jetë serioz, për të mos bërë asgjë me shpejtësi, që mund të cënojë profesionalizimin e të emëruarve në sistem./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!