KLGJ, debate mbi rifillimin e gjyqeve

schedule15:15 - 22 Prill, 2020

schedule 15:15 - 22 Prill, 2020

Pas më shumë se një muaji, seancat gjyqësore në të gjithë vendin do të fillojnë të zhvillohen normalisht që nga data 27 prill. Në mbledhjen e kësaj të mërkurë të zhvilluar një online, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore duke respektuar masat kundër përhapjes së COVID-19.
Të gjithë personat që do të ndjekin zhvillimin e seancave, do të jenë të detyruar të mbajnë distancë nga njëri-tjetri, e të pajisur me maska e doreza.

Burime pranë këtij institucioni pohuan për ABC News se gjatë mbledhjes ka pasur debate mes disa anëtarëve të KLGJ, pasi disa prej tyre nuk kanë qenë dakord për të rifilluar gjyqet më 27 Prill, por të bëhej shtyrja e tyre deri më 4 maj.

Shkak për debatet është bërë fakti se nga ana e gjyqtarëve është bërë zbutja e masave të sigurisë për disa persona të arrestuar që në kushte normale nuk do bëhej zëvendësimi i masës së sigurisë ndaj tyre.

Sistemi gjyqësor ishte paralizuar për më shumë se një muaj, që pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. Të vetmet seanca që janë zhvilluar, kanë qenë ato të cilësuara si të ngutme, si masat e sigurisë, tejkalimi i afateve, apo edhe lëshimet e urdhërave mbrojtës për rastet e dhunës në familje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!