Klevis Dalipi pranon ofertën, emërohet trajner në Kategorinë e Parë

schedule19:10 - 6 Shkurt, 2020

schedule 19:10 - 6 Shkurt, 2020

Klevis Dalipi i ka thënë “po” propozimit të Korabit dhe nga sot ka nisur nga puna te skuadra e re. Dibranët, pas humbjes me Burrelin në shtëpi mbeten pa trajner. Dorian Bubeqi u largua pas më shumë se dy vitesh dhe Dalipi e pason.

“Zyrtare: Klevis Dalipi është trajner i Korabit. Sot trajneri Dalipi është prezantuar përpara ekipit nga Kryetari i Bashkisë dhe Presidenti Mëziu.

Tekniku është personalitet i njohur në fushën e sportit dhe numëron ekipe të mëdha si lojtar ku është aktivizuar me Elbasanin, Vllaznine, Shkumbinin, Bylis, Kamza si edhe Feirense, Santa Clara, Bragança dhe Ovarense në Portugali.

Palët kanë biseduar dhe janë dakordësuar për një projekt afatgjatë mbi të ardhmen e Korabit. Karriera e tij si trajner arriti kulmin të KF Partizani, ku pas 7 sezonesh mori në drejtim ekipin e parë. Kjo tregon se përkushtimi dhe besnikëria e karakterizojnë si trajner mbi të gjitha.

Dalipi së fundmi ishte trajner i KF Luftetari në Superiore! I urojmë mirëseardhjen Klevis Dalipit dhe suksese në drejtimin e Korabit”, njofton klubi dibran përmes faqes zyrtare në “Facebook”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!