Klerikët katolikë të Këlnit përdorën kompjuterin për pornografi

schedule17:11 - 18 Gusht, 2023

schedule 17:11 - 18 Gusht, 2023

Kleriku dhe stafi i kryedioqezës së Këlnit u përpoqën të kërkonin pornografi në pajisjet e punës. Sipas mediave gjermane, rreth 1,000 përpjekje për të shikuar faqe të ndaluara ishin regjistruar në sistem kur u kryen disa testime në sistemet e sigurisë së TI. Dioqeza ka thënë se ishte “e njoftuar për vështirësinë e çështjes”, por nuk besonte se ishte kryer ndonjë krim.

Të shikuarit e pornografisë në kompjuterët e kryedioqezës është rreptësishtë e ndaluar, ashtu si qasja në materiale për drogë dhe dhunë, raportoi BBC.

Kryedioqeza ka shtuar se testimet që u bënë nuk kishin për qëllim hetimin e sjelljes së stafit. Raportimet vinë pas një serie skandalesh që kanë kapluar kryedioqezën, më të madhen në Gjermani me mbi dy milionë anëtarë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!