Klerikët e Kishës së Anglisë kërkojnë rritje pagash për herë të parë në histori

schedule15:31 - 19 Qershor, 2023

schedule 15:31 - 19 Qershor, 2023

Edhe kleri nuk është “imun” ndaj krizës së kostos së jetesës në Britani. Ministrat e Kishës së Anglisë po kërkojnë rritje pagash për herë të parë në historinë e tyre gati 500-vjeçare

Sindikata Unite, e ci.a përfaqëson më shumë se 2,000 klerikë dhe njerëz të tjerë në Kishë, njoftoi sot se ka bërë thirrje për një rritje prej 9.5% të pagave të klerikëve që të rriten deri nga prilli 2024.

“Kisha e Anglisë ka miliarda në banka dhe ka aftësinë t’i paguajë klerit rritjen e pagave që ata kërkojnë”, tha sekretarja e përgjithshme e sindikatës Sharon Graham, duke iu referuar fondit të investimeve prej 13.2 miliardë dollarësh të përfshirë në raportin vjetor të Ministrave të Kishës 2022.

Një zëdhënës i Kishës së Anglisë tha se ishte i vetëdijshëm se kleri po përballej me një krizë të kostos së jetesës.

Vitin e kaluar Kisha kurseu tre milionë paund për t’u dhënë ndihmë klerikëve që po luftojnë me rritjen e faturave të energjisë.

Qindra mijëra punëtorë britanikë kanë qenë në grevë të shpeshtë gjatë vitit të kaluar duke kërkuar rritje të pagave.

Unite ka propozuar që paga minimale kombëtare për klerikët të rritet në 34,984 euro dhe paga standarde kombëtare të rritet në 36,756.90 euro, tha ai.

“Në vitin e kaluar, shumë klerikë u është dashur t’i drejtohen bamirësisë, sepse nuk ia dilnin dot. Rritja e propozuar është e nevojshme në përputhje me inflacionin,” tha Sam Maginnis, një anëtar i klerit dhe sindikatës.

Komiteti i pagave i Kishës së Anglisë do të mblidhet për të bërë rekomandime mbi pagat e klerit, të cilat më pas do t’i referohen Këshillit të Kryepeshkopëve në shtator për një rekomandim përfundimtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!