Klement Balili të enjten për masë sigurie

schedule12:59 - 16 Janar, 2019

schedule 12:59 - 16 Janar, 2019

Një ditë pas vetëdorëzimit tek autoritetet, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për Klement Balilin dhe ka çuar dosjen në prokurori, ndërsa shorti elektronik ka përcaktuar si gjyqtare paraprake të dosjes “Balili”, Miliana Muçën. Do jetë kjo gjyqtare që do vendosë nëse shqyrtimi i dosjes “Balili”, do vijojë me aktet ekzistuese apo çështja do rikthehet me për hetim në prokurori.

Klement Balili do dalë nesër para togave të zeza, për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, e marrë në mungesë ndaj tij. Akuza përfaqësohet me prokurorin Ened Nakuçi. Klement Balili u vetëdorëzua një ditë më parë pas një arratie mbi dyvjeçare, me akuza për trafik ndërkombëtar droge./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!