“Arrest me burg” Klement Balilit (Video)

schedule14:39 - 17 Janar, 2019

schedule 14:39 - 17 Janar, 2019

Gjykata për Krimet e Rënda la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë në mungesë në dhjetor 2016 për Klement Balilin. I etiketuari si “Eskobari i Ballkanit” u shfaq i qetë dhe i buzëqeshur tek Krimet e Rënda, ku u përball për herë të parë me 4 akuzat e ngritura ndaj tij.

Kjo eskortë policie solli në Gjykatën për Krimet e Rënda, personin që për 2 vite e gjysmë nuk arriti dot ta arrestojë.

Për herë të parë nga koha kur u etiketua mediatikisht si “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili u ul në kafazin e një sallë gjyqi për t’u përballur me katër akuzat e ngritura kundër tij, “trafikut të narkotikëve” në formën e grupit të struktutruar kriminal, “pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim të pasurisë”.

Balili, i cili deri mëngjesin e së martës ku u vetëdorëzua ishte i kërkuari nr.1 i drejtësisë, u shfaq i qetë dhe i buzëqeshur.  Ai nuk u impresionua as nga interesi tejet i lartë i medias dhe prania e telekamerave në sallë.

Pas legjitimimit të palëve, seanca vijoi me dyer të mbyllura. Burime brenda saj, bënë me dije se prokurori kërkoi lënien të pandryshuar të masës “arrest në burg”. Avokatët Theodhori Sollaku dhe Baftjar Rusi kërkuar shfuqizimin e masës “arrest në burg” si të pabazuar në prova, ose zëvendësimin e saj me një masë më të butë. Sipas burimeve, vetë i pandehuri Balili ka mohuar akuzat e ngritura, duke pretenduar se ishte i pafajshëm.

Pasi u njoh me pretendimet, gjyqtarja Miliana Muça vendosi vijimin e masës “arrest në burg”.  Verdikti që e lë në qeli të paktën deri në një vendim tjetër gjyqësor u prit me qetësi nga i akuzuari.

Mungesa e provave u pretendua nga avokati Sollaku edhe jashtë sallës së gjyqit.

Klement Balili u prangos paraditen e së martës, kur i dha fund arratisë të tij më shumë se 2.5 vjeçare, për tu dorëzuar tek autoritetet policore. Dosja në ngarkim të tij ndodhet tashmë në duart e gjyqtares paraprake, e cila do të vendosë nëse ka nevojë për veprime të tjera hetimore, apo do ta kalojë në gjykim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!