Klejdja ju tregon si të trukoheni në plazh

schedule20:30 - 4 Gusht, 2019

schedule 20:30 - 4 Gusht, 2019

Një grimiere ishte e intervistuara e radhës për Edicionin Veror. Klejdja Shipheja tha se prej 3 vitesh merret me make up. Ishte në gjimnaz kur ajo filloi që të pëlqente grimin dhe më vonë i është përkushtuar më tepër duke bërë edhe një kurs. Tani ajo punon si grimiere dhe e ushtron si profesion. Ajo është shprehur se ka konkurrencë në këtë fushë në Shqipëri, por sipas saj gjithësi profesionist ka stilin e vet. Klejdja tha se ajo gjithmonë përdor shumë ngjyra në grim. Duke folur për trendin e kësaj vere u shpreh se është shkëlqimi natyral pa e tepruar. Madje ajo ka kritika për vajzat shqiptare, të cilat sipas saj e teprojnë me përdorimin e kemit pudër në fytyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!