Një tjetër atlet shqiptar i ka dhënë fund garimit në Lojërat Olimpike. Notari Kledi Kadiu ishte pjesë e baterisë numër 3 në disiplinën 100 metra, stil i lirë dhe u rendit në vendin e pestë.
Koha e tij ishte 51.65 sekonda, duke qenë vetëm 2 të qindat larg rekordit të tij më të mirë. Një paraqitje e pritshme kjo për notarin tonë, i cili shkoi pa pretendime për finale apo më shumë për medalje në këtë turne.
Dita e sotme mbyllet për sportistët shqiptarë, teksa nesër është radha e Briken Caljes, që nesër në mesditë ngjitet në pedanë dhe pretendon t’i japë Shqipërisë medalje olimpike në peshëngritje. /abcnews.al