Kledi Kadiu është bërë baba për herë të dytë. Balerini i njohur shqiptar dhe partnerja e tij, Charlotte Lazzari kanë mirëpritur një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Gabriel. Lajmin e ka bërë me dije vetë Kledi në një postim në Instagram.
Balerini ka publikuar një foto ku shihet dora e vogëlushit të porsalindur, ku ka shkruar: “Gabriel ? 29 Gusht 2021, 13:48”. Balerini shpreh mirënjohjen për mesazhet e ngrohta që kanë marrë ndërsa bën me dije se partnerja dhe vogëlushi ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë që Kledi dhe Charlote janë tashmë prindër dhe të një vajze 5 vjeçare me emrin Lea.
/abcnews.al