Klea Huta sherr me Ermal Mamaqin? Kjo përgjigje zgjon dyshimet e para

schedule15:43 - 5 Janar, 2022

schedule 15:43 - 5 Janar, 2022

Klea Huta ka zhvilluar së fundmi një mini-intervistë me fansat e saj në Instagram. Pyetjet kanë qenë të shumta, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje lidhet me producentin, Ermal Mamaqi.

Dyshja kanë luajtur së bashku në serialin“H.O.T” (Humans of Tirana), por duket se mes tyre nuk ekziston një miqësi përtej profesionit.

E pyetur se pse nuk ndiqet me Ermalin në rrjetet sociale, Klea Huta është përgjigjur:

“Nuk do të thotë që të jesh koleg duhet detyrimisht të ndiqesh në rrjete sociale apo të kesh miqësi.”

Ajo i ka habitur të gjithë me deklaratën, por nuk dihet ende nëse mes tyre ka pasur mosmarrëveshje apo ndonjë konflikt midis dy kolegëve. Gjithçka mbetet për tu parë në vazhdim./abcnews.al