Klea Huta pret flokët? Moderatorja i lë të gjithë “gojëhapur” me pamjen e re

schedule18:05 - 10 Nëntor, 2021

schedule 18:05 - 10 Nëntor, 2021

Klea Huta është nga vajzat e ekranit që nuk ka eksperimetuar kurrë me “look-un” e saj. Ajo maksimumi ka prerë balluke, ndërsa me ngjyrën nuk ka lëvizur kurrë.

Mirëpo, së fundmi, moderatorja ka vendosur të vijë ndryshe. Ajo është shfaqur me flokë shumë të shkurtër, nuk dihet nëse janë paruke, apo Klea ka vendosur të ndryshojë.

Megjithatë, ajo që vihet re është se bukuroshja është pëlqyer shumë nga fansat, të cilët nuk kanë nguruar ta komplimentojnë.

Sa i përket karrierës, Klea krah moderimit të “Këngë moj”, prej tetorit është shfaqur si aktore, pasi është një ndër personazhet më të rëndësishëm të filmit “HOT” të Ermal Mamaqit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!