Klea flet për Elgitin: Është aq xheloz sa ma mori shpirtin

schedule08:16 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 08:16 - 2 Dhjetor, 2021

Klea Huta është një nga vajzat më të ëmbla të ekranit shqiptar. E ftuar së fundmi në emisionin “Roped with Olsi”, ajo dha një intervistë të gjatë mbi karrierën, familjen dhe zbuloi shumë të pathëna.

E pyetur nëse Elgiti është tip xheloz, moderatorja është përgjigjur: “Jashtëzakonisht shumë, është aq xheloz sa ma mori shpirtin. Nuk e di pse, s’i jap asnjë shkas”.

Ndërsa Olsi Bylyku i habitur vazhdoi: “Kur është rasti i fundit që është bërë xheloz?”

“Para 18 viteve”, u përgjigj Klea dhe të dy shpërthyen në të qeshura.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali të vogël, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!