KLD pezullon kreun e Apelit të Durrësit e 2 gjyqtarë

schedule11:05 - 9 Shkurt, 2018

schedule 11:05 - 9 Shkurt, 2018

Këshilli i Lartë e Drejtësisë, në mbledhjen e tij të sotme vendosi pezullimin nga detyra te tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Durrës, Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri.

Ky vendim, – thuhet në njoftimin për shtyp të KLD-u mor pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06 shkurt 2018, ku njoftohej marrja si të pandehur e të tre gjyqtarëve të sipërcituar.

Duke qenë se një nga gjyqtarët e pezulluar, Petrit Çeno, ushtron edhe detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës, Këshilli caktoi gjyqtarin Desart Avdulaj, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit së kësaj gjykate.

Prokuroria e krimeve të rënda i kishte bërë të ditur Këshillit të Lartë të Drejtësisë se për sa kohë të tre Gjyqtarët e Apelit Durrës janë nën hetim ata duhet të pezullohen. Prokuroria thotë se tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme udhëtime jashtë vendit, madje në një rast kanë ndjekur edhe një ndeshje futbolli në Spanjë. Për këto përfitime, sipas Prokurorisë, ata kanë dhënë një vendim civil në favor të nje biznesmeni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!