KLD hetim disiplinor gjyqtarit që lejoi ekstradimin e Nezar Seitit

schedule16:28 - 31 Janar, 2018

schedule 16:28 - 31 Janar, 2018

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Kastriot Gramshi, i cili lejoi ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, të dyshuarit si financier i grupit të Habilajve. Vendimi që i hapi dritë jeshile ekstradimit të Seitit u shpall në 18 Dhjetor 2017. Sipas KLD-s, nga shqyrtimi paraprak është konstatuas se ka vend për nisjen e hetimi disiplinor për dyshimet e ngrotiura në media dhe opinion publik për shkelje të procedurave gjyqësore të ekstradimit.

“Nga ankesa publike dyshohet për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit, të cilat nëse provohen se janë kryer, veç të tjerave përbëjnë shkelje disiplinore të parashikuar nga ligji”, thuhej në njoftimin e KLD-së./abcnews.al