Real Madrid e ka blerë që në vitin 2016, teksa pagoi për kartonin e tij te Penarol shumë e 5 milionë eurove. Federico Valverde ka fituar një vend në formacion, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit spanjoll. Ai madje edhe ka shënuar dy gola në kampionat.
Shpërthimi i tij pritej, pasi në verë drejtuesit e Reali i ofruan rinovimin e kontratës dhe Valverde nënshkroi deri në verën e vitit 2025. Në Spanjë mendojnë se do të bëhet një yll dhe klauzola e vënë në marrëveshjen e re e tregon diçka të tillë.
Çdo klub që do tentojë ta transferojë do të duhet të paguajë jo pak, por plot 750 milionë euro. Uruguaiani është i lidhur me klubin madrilen, që ka besuar shumë tek ai. tashmë të gjithë presin që paraqitjet e tij të vijnë në përmirësim të vazhdueshëm. /abcnews.al