PSG ka arritur akordin financiar me Interin në lidhje me Achraf Hakimin, për të cilin ka vendosur të shpenzojë 71 milion euro (68+3 si bonuse). Anësorin e djathtë maroken e pret një ofertë 5-vjeçare dhe një rrogë prej 8 milion eurosh në sezon.
“Duhet të presim edhe 24 orë për kalimin e Hakimit te PSG, pasi po merremi me detajet e fundit“, deklaroi mbrëmë Giuseppe Marotta, CEO i kampionëve të Italisë. Gjithsesi, fjalën e fundit e thotë Real Madrid.
Klubi spanjoll vendosi një klauzolë riblerjeje në momentin që shiti lojtarin tek Interi verën e vitit të kaluar. “Los Blancos” kanë të drejtën të barazojnë ofertën më të mirë që ka marrë klubi zikaltër për 22-vjeçarin.
Interi lajmëroi Realin në lidhje me ofertën e PSG-së. Nëse presidenti Florentino Perez vendos të paguajë 71 milion euro për kartonin e Hakimit, atëherë ky i fundit të kalonte automatikisht nën urdhrat e Carlo Ancelottit.
Dy ditë kohë kanë në Madrid për të barazuar ofertën e klubit francez, por vështirë që Perez, i cili po punon për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappe, të shpenzojë kaq shumë për rikthimin e Hakimit. /abcnews.al