“Klasiken” e shëmtojnë tifozët, mbështetësit e Vllaznisë e Tiranës “përplasen” në Reps të Mirditës

schedule20:21 - 7 Tetor, 2023

schedule 20:21 - 7 Tetor, 2023

Rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat, por vetëm njëra ia doli të gjente rrugën e rrjetës. Bëhet fjalë për “klasiken” e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, me supersfidën e kësaj jave të Superiores, të zhvilluar në “Kukës Arena”, e cila përfundoi me rezultatin minimal, 0 me 1.

Mirëpo, duket se tifozët “kuqeblu” nuk ishin të kënaqur me rezultatin e “klasikes” dhe një sherr i madh mes tifozëve të Vllaznisë dhe atyre të Tiranës ka ndodhur pranjë një pike karburanti, në Reps të Mirditës.

Sipas raportimeve më të fundit nga abcnews.al, disa nga anëtarët e tifo-grupit, që mbështet “bardheblutë” e Tiranës, “Tiron Fanatics” i kanë bërë pritë tifozëve të Vllaznisë, në pikën e karburantit, “NBT Oil”, në Reps të Mirditës dhe me të dalë nga autobusi kanë goditur me gurë e sende mjetin udhëtues të shkodranëve, si dhe kanë dhunuar fizikisht disa prej këtyre të fundit.

Ndërkaq, mësohet se në Poloci janë shoqëruar deri më tani 90 persona, teksa një autobus plot tifozë është shoqëruar në komisariatin e Lezhës, një në Laç dhe ai i Tiranës është shoqëruar drejt Komisariatit të Mirditës, ndërsa disa u dërguan në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore, ku pesë tifozë janë duke u trajtuar, ndërsa dy prej tyre janë nisur me urgjencë drejt spitalit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!