Klajda Gjosha tregon mes lotësh pse babai i saj i ndjerë është idhull për të

schedule21:55 - 7 Prill, 2021

schedule 21:55 - 7 Prill, 2021

Nuk mund të kalonte pa emocione edhe kjo puntatë e “E ardhmja është vajzë” nga Ermira Çausholli në ekranin e ABC. Të ftuarat e kësaj të mërkure ishin politikanet Mesila Doda dhe Klajda Gjosha dhe në një nga rubrikat e programit duhet të flisnin për një burrë të rëndësishëm që është shembull për to.

Është e kuptueshme për një vajzë që figurën më të rëndësishme burrërore të ketë babain dhe kur ai mungon behet edhe më e vështirë për të patur një shpatull që mund ta vesh kokën pa frikë gjithmonë. Pikërisht për babain e saj foli Klajda Gjosha duke u përlotur:

“Më falni për emocionet por ai për mua ishte idhull që gjithmonë e ka dashur familjen e tij, që na ka rritur me shumë dashuri dhe sakrifikoi gjithçka që unë dhe motra ime të studionim jashtë. Me shumë sakrifica, ashtu si çdo prind bën për femijët ai bëri të pamundurën që të na jepte më të mirën. Patjetër që për mua është një idhull”, tregoi mes lotësh Klajda Gjosha e cila e humbi të atin një vit më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!