Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

KKT miratoi lejen, Aleanca për Teatrin kërkon informacion për takimin ambasadorit Soreca në GjK

schedule10:47 - 30 Qershor, 2021

schedule 10:47 - 30 Qershor, 2021

Pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar ka ardhur edhe reagimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Kjo aleancë i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese me anë të së cilës kërkohet informacion i detajuar për takimin e ambasadorit të BE në Shqipëri Luigi Soreca në këtë gjykatë.

Aleanca për Teatrin i bën të ditur GjK se mbështetës të tyre brenda institucioneve shtetërore u kanë bërë të ditur se se në datën e seancës për çështjen e Teatrit, në ambientet e Gjykatës Kushtetuese ka hyrë ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca, i cili ka zhvilluar një takim prej afro një ore me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese dhe 5 (pesë) minuta para se të fillonte seanca gjyqësore, është parë të dalë nga dera e pasme e kësaj gjykate.



Nëse ky fakt vërtetohet, sipas Aleancës, cënon legjitimitetin e Gjykatës Kushtetues si dhe ul ndjeshëm besimin e qytetarëve shqiptarë te sistemi i drejtësisë së re.

“Shqetësim i drejtë i yni në këtë rast është se,  përse Ambasadori i BE, Luigi Soreca shkon në një takim jozyrtar në Gjykatën Kushtetuese dhe pikërisht në datën e seancës së Teatrit? Gjithashtu, e shohim shumë të rrezikshëm faktin se përse nuk u bë publik ky takim, ashtu si në rastet e tjera të takimeve me ILD, KLGJ, KLP, kreun e SPAK apo të BKH-së etj. dhe, pse dhe nga kush duhej të fshihej z. Soreca?

Gjatë gjithë këtij procesi deri në seancën e fundit, edhe në kërkesën tonë bërë më datë 25.06.2021, kemi ngritur shqetësimin se veprimet e drejtuesve të institucioneve palë në këtë proces, jo vetëm nuk po respektojnë Gjykatën Kushtetuese në shpalljen e vendimit, por me veprime konkludente në shkelje të dispozitave ligjore dhe të Kushtetutës, po injorojnë këtë Trup Gjyqësore dhe dukshëm po e vënë në një presion negativ duke e zhbërë në aspekt të legjitimitetit dhe të pavarësisë së saj.”

Aleanca kërkon informacion të detajuar nga Gjykata Kushtetuese lidhur me takimin e Soreca-s në Kushtetuese dhe nëse takimi ka qenë i planifikuar apo jo,

“Pse u zhvillua pikërisht në datën e seancës së Teatrit? Kush ka qenë objekti i bisedimeve? Pse nuk u bë publik takimi? Pse nuk u bë publike objekti i bisedimeve?” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!