“Kjo situatë nuk kalohet me batuta”, Spahia: Një sugjerim autoriteteve për të përballuar fluksin emergjent

schedule16:30 - 15 Mars, 2020

schedule 16:30 - 15 Mars, 2020

Ish deputeti i Partisë demokratike, Bardh Spahia në rrjetin social “Facebook” ka sugjeruar disa mënyra për të përballuar fluksin për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Spahia shkruan se propozimi i tij është një sugjerim për ministrinë dhe qeverinë e cila sipas tij mendon se kjo situatë kalohet me batuata.

Ish-deputeti vë theksin te strukturat e Spitalit Kirurgjikal nr. 2 ( repartet e klinikes 1, klinikes 3 dhe urollogjise),  ndërsa thekson se këto reparte i kanë të gjitha instalimet e oksigjenit dhe do të ndihmonin në vendosjen e resperatorëve mekanikë për të trajtuar rreth 100 pacientë në rast nevoje.

Statusi:

Sugjerim per autoritetet per perballim fluksi emergjent

E gjithe struktura e spitalit kirurgjikal nr.2 te vjeter pra ( repartet e klinikes 1, klinikes 3 dhe urollogjise) kane te gjitha instalimet e oksigjenit qe do benin te mundur vendosjen e respiratoreve mekanike per trajtimin e rreth 100 pacienteve ne ventilacion ne rast nevoje!
Ky eshte nje propozim e sugjerim per ministrine e qeverine qe mendojne se kjo situate kalohet me batuta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!