Një shishe vere që ka qëndruar për më shumë se një vit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pritet të dalë në ankand për 1 milion dollarë. “Château Pétrus 2000” ishte pjesë e një eksperimenti për të parë se si kushtet në hapësirë ndikojnë në verë. Shtëpia e ankandeve Christie’s tha se të ardhurat do të përdoren për të financuar misionet e ardhshme hapësinore.
Pas kësaj, u vunë re ndryshime të dukshme në ngjyrë, aromë dhe shije. Nicolas Gaume, bashkëthemelues dhe CEO i Space Cargo Unlimited, tha se të ardhurat nga shitja do t’i lejojnë kompanisë të vazhdojë të punojë në Mission WISE, gjashtë eksperimente në hapësirë që synojnë të revolucionarizojnë bujqësinë.
Shishja është një nga 12 të dërguara në hapësirë në nëntor 2019, që u kthyen në janar 2021.Kjo është e vetmja shishe që do të dalë në shitje. Tetë prej tyre do të mbahen për kërkime të mëtejshme dhe tre janë hapur për provë. /abcnews.al