Kjo këngëtare shpallet ikonë e muzikës

schedule07:25 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 07:25 - 2 Dhjetor, 2021

Këngëtarja amerikane, Christina Aguilera do të pranojë së shpejti njërin prej çmimeve më prestigjioze në industrinë e muzikës.

Lajmin e ka bërë të ditur se do të shpallet ikonë e muzikës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards” që do të zhvillohet më 7 dhjetor.

“Është nder për mua të fitojë çmimin e parë të ikonës së muzikës, këtë vit në PCA. Jam e entuziazmuar të rikthehem në skenën e People’s Choice Awards dhe të festojmë më 7 dhjetor”, ka shkruar Aguilera në rrjetet sociale.

39-vjeçarja është e njohur për disa prej hiteve të saj si “Fighter” dhe “Beautiful” dhe vite më parë është radhitur në mesin e 100 këngëtarëve me zërat më të fuqishëm të të gjitha kohërave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!