Kjo këngë është e para e Metallica që kalon 1 miliard shikime në YouTube

schedule17:16 - 3 Gusht, 2021

schedule 17:16 - 3 Gusht, 2021

“Nothing Else Matters” është videoklipi i parë i grupit Metallica që ka kaluar 1 miliard shikime në YouTube.

Kënga, që është pjesë e albumit “Black Album” i vitit 1991, është postuar në YouTube në tetor të vitit 2009.

Kjo këngë është nga të paktat këngë e zhanrit heavy-metal që ka kaluar 1 miliard klikime. Këtë shifër e kanë arritur edhe “November Rain” e Guns N Roses, “In the End” e Linkin Park, “Chop Suey” e System of a Down dhe “It’s My Life” e Bon Jovit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!